Microblanding
Vetulla Microblanding
Vetullat janë një nga elementët më të rëndësishëm të shprehjes së fytyrës – ato kornizojnë sytë dhe japin harmoninë e duhur të tipareve. Në Klinikën ENEVIE, ofrojmë trajtimin Microblading si një zgjidhje afatgjatë për vetulla më të plota, më të rregullta dhe natyrale.
Microblading është një teknikë estetike gjysmë-permanente, ku përmes një stilolapsi të posaçëm realizohen goditje shumë të holla që imitojnë qimet e vërteta të vetullave. Kjo lejon të krijohet një formë e personalizuar sipas fizionomisë suaj, duke siguruar një rezultat harmonik dhe elegant.
Përfitimet e Microblading në ENEVIE:
Natyralitet absolut – çdo goditje imiton qimet origjinale të vetullave;
Forma e personalizuar – përshtatet me tiparet dhe stilin tuaj;
Rezultate afatgjata – zakonisht zgjasin 12–18 muaj;
Kursim kohe – nuk keni më nevojë për makeup të përditshëm në vetulla.
Në Klinikën ENEVIE kujdesemi që çdo trajtim të kryhet me produkte të sigurta, ngjyra të certifikuara dhe teknika të avancuara, duke ruajtur shëndetin e lëkurës dhe estetikën natyrale. Qëllimi ynë është t’ju japim një pamje të freskët dhe të sigurt çdo ditë, pa nevojën e përpjekjeve të përditshme.
