loader image

Enevie Clinic

Lazer Hair Removal

Lazer Hair Removal – DEKA Pro / Candella

Candela GentleMax Pro është një nga teknologjitë më të avancuara në botë për epilim të përhershëm, e njohur për sigurinë, efikasitetin dhe rezultatet afatgjata. Ky sistem kombinon dy gjatësitë e valës (755 nm Alexandrite dhe 1064 nm Nd:YAG), duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe për trajtimin e zonave të ndryshme të trupit.

Falë sistemit të integruar të ftohjes me kriogjen, trajtimi është i rehatshëm dhe minimizon ndjesinë e bezdisjes në lëkurë. Candela GentleMax Pro synon në mënyrë precize rrënjën e qimes, duke ofruar reduktim gradual dhe të përhershëm të qimeve, pa dëmtuar indet përreth.

Klinikën ENEVIE, ky lazer përdoret nga specialistë të trajnuar për të garantuar një eksperiencë të personalizuar, të sigurt dhe me rezultate të qëndrueshme.

Klinikën ENEVIE, ofrojmë një nga teknologjitë më të avancuara në botë për heqjen e qimeve të padëshiruara: DEKA Laser Pro. Ky trajtim synon rrënjën e qimes me saktësi maksimale, duke ofruar reduktim afatgjatë dhe rezultate të dukshme që pas seancave të para.

Me DEKA Pro, përfitoni:

  • Procedura të shpejta dhe pothuajse pa dhimbje;

  • Siguri të lartë dhe përshtatshmëri për të gjitha tipet e lëkurës;

  • Trajtim efektiv për të gjitha zonat e trupit dhe fytyrës;

  • Lëkurë të butë, të lëmuar dhe pa irritime nga depilimi tradicional.

Falë teknologjisë së tij inovative, DEKA Laser Pro është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë rehati, efikasitet dhe kujdes profesional në heqjen e qimeve.